Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, në një intervistë ekskluzive për Telegrafi.com, ka folur për prioritetet e shtetit të tij gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Bílek ka thënë se Republika e Çekisë do të mbështesë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe në liberalizimin më të shpejt të vizave.
Ai ka shtuar megjithatë se do të ketë edhe bashkëpunime konkrete edhe mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Çekia mbështet Kosovën që prej fillimit të viteve të 90-ta. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Çekia ishte një nga donatorët ndërkombëtarë që ndihmonin Kosovën në pothuajse të gjitha fushat e jetës nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, sipas tij, ka gjithmonë hapësirë për përmirësim edhe në bashkëpunime.
“Dua të shpreh kënaqësinë në rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare. Mund të shihni shumë vetura të prodhimit çek në rrugët e Kosovës, banorët e Prishtinës po përjetojnë standarde më të larta të udhëtimit me autobusë modernë të prodhuara në Çeki”.
Diplomati nga Çekia ka përmendur edhe fushat konkrete ku ky vend mund ta ndihmojë Kosovën.
“Ka potencial të konsiderueshëm në bashkëpunimin ekonomik dhe Çekia është e interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve tona ekonomike dypalëshe. Ka shumë shembuj shumë të mirë të bashkëpunimit tonë në energji, mbrojtjen e mjedisit, transportin dhe sektorë të tjerë”.
“Zhvillimi i qëndrueshëm aktualisht përfaqëson një nga sfidat më të mëdha aktuale në Evropë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të marrim pjesë në modernizimin e sektorit energjetik të Kosovës duke përfshirë kalimin e tij në burimet e ripërtëritshme të energjisë”.
“Ne gjithashtu mund të ofrojmë teknologji të zgjuara për infrastrukturën e transportit, për të vazhduar përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave dhe për të sjellë teknologji të tjera në lidhje me mjedisin, të cilat mund të zhvillojnë shumë cilësinë e jetesës. Ne kemi shumë për të ofruar në modernizimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, ka deklaruar tutje ambasadori i Republikës Çeke./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje