Faik Hoti i MSH-së: Rritja e infektimeve me COVID-19, pasojë e lëvizjeve të popullatës nga njëri shtet në tjetrin
Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se rritja e numrit të infektuarve në Kosovë ka qenë i pritur, sepse sipas tij kjo ka ndodhur pothuajse në të gjitha vendet e rajonit.
Rritja e rasteve të infektimit me COVID-19, sipas zëdhënësit të Ministrisë se Shëndetësisë, Faik Hoti, ka qenë e paralajmëruar dhe po ashtu e pritur, nga kjo ministri.
Hoti, në RTV Dukagjini tha se me rritjen e rasteve në vendet e rajonit është pritur që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Kosovë.
“Duke qenë që kohë më parë shumë shtete të ndryshme në Evropë dhe në botë kanë pasur rritje të rasteve të Covid-19, rritje këto që janë reflektuar edhe në shtetet e rajonit, kjo rritje e rasteve ka qenë e paralajmëruar dhe e pritur”, ka deklaruar Hoti.
Disa nga arsyet që mund ta kenë ngritur këtë numër të infektimeve, sipas zëdhënësit të MSH-së, janë lëvizjet e qytetarëve nga një shtet në tjetrin, por edhe faktorët e tjerë sikurse shkalla e të vaksinuarve kundër coronavirusit.
Ai ka thënë se, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), rekomandon që qytetarët të vaksinohen për shkak se në këtë mënyrë minimizohen gjasat për shpërndarje të virusit.
“Mund të jetë si pasojë e lëvizjeve të popullatës nga një shtet në tjetër, por edhe në faktorët e tjerë, sa më shumë që shoqëria është e vaksinuar, reduktohet mundësia e përhapjes së infektimit, ndërsa ka plot shtete në botë të cilat kanë shkallë jashtëzakonisht të ulët të vaksinimit. OBSH thotë që në një shtet nëse ka numër të vogël të vaksinuarve e rrezikon përhapjen e virusit edhe në vendet e tjera”, ka thënë Hoti.
Tutje, Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sidomos me dozën e tretë të imunizimit, sepse sipas tij kjo është mbrojtja më e mirë kundër Covid-19.
Sipas tij, masat në fuqi, nuk po respektohen dhe monitorohen sa duhet.
“I bëj thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat, një nga to është që në institucione publike apo në gastronomi të kërkohet kartela e vaksinimit, rekomandohet bartja e maskave në ambiente të mbyllura, masa këto që nuk janë duke u zbatuar sa duhet”, ka vijuar ai.
Në fund Hoti ka paralajmëruar se numri i të infektuarve mund të rritet edhe më në ditët në vijim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025