LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund kemi një mundësi për të filluar negociatat me BE-në si maqedonas

LSDM: Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund kemi një mundësi për të filluar negociatat me BE-në si maqedonas

Propozimi i fundit evropian për fillimin e negociatave me BE-në realisht pasqyron qëndrimet tona të përcaktuara, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Së pari, propozimi e specifikon qartë gjuhën maqedonase si gjuhë e vetme, e njohur dhe e pranuar për Bashkimin Evropian. Së dyti, të gjitha çështjet dypalëshe me Bullgarinë, por edhe çdo çështje tjetër dypalëshe me ndonjë vend tjetër, veçanërisht atë fqinj, nuk janë pjesë e Kornizës së Negociatave me Brukselin. Së treti, me propozimin evropian është përcaktuar që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet menjëherë.

Gjithashtu, në Kuvend, grupi parlamentar i LSDM-së, i përkrahur nga deputetët e shumicës qeverisëse, propozon konkluzione për mbrojtjen e gjuhës, identitetit, veçorive kulturore dhe historike të popullit maqedonas dhe zbatimin e procesit negociues me BE.


Me këto konkluzione, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekipit negociator të ekspertëve, obligohet që në vazhdimësi t’i përmbahet përcaktimit për pakushtëzim të respektimit të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë të panegociueshëm me Bashkimin Evropian.

Negociatat duhet të zhvillohen në baza të barabarta dhe parimore, duke respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare, me respekt të pa rezervë për dinjitetin dhe veçantinë e popullit maqedonas, si dhe në përputhje të plotë me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Veriut. Maqedonia më 29 korrik 2021″, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori