Përveç televizionit shtetëror rus “Rashe Today”, në Serbi po mbërrin edhe një tjetër flamurtar i presidentit rus, Vlaimir Putinit, “Yandex”. Bëhet fjalë për versionin rus të “Google”, i cili është burimi kryesor i kërkimeve në internet për shumicën e rusëve dhe vlen miliarda dollarë.
Deri vetëm pak muaj më parë, Yandex u dallua si një histori suksesi biznesi në Rusi, duke u rritur nga një startup i vogël në një gjigant teknologjik që jo vetëm dominonte shërbimet e kërkimit dhe taksisë në të gjithë Rusinë, por gjithashtu krenohej me një shtrirje globale në rritje.
Aplikacioni i taksive i Yandex ka funksionuar në qytete të largëta si Abidjan, Bregu i Fildishtë; Oslo, Norvegji; ose Tashkent, Uzbekistan; dhe kompania shpërndau sende ushqimore në Londër, Paris dhe Tel Aviv.
Pesëdhjetë robotë eksperimentalë Yandex kanë bredhur në kampusin e Universitetit Shtetëror të Ohios në Columbus, duke sjellë porosi ushqimore për studentët – me plane për t’u zgjeruar në 250 universitete të tjera amerikane.
Shpesh e quajtur “kompania më e mirë në Rusi”, Yandex punësonte më shumë se 18 mijë njerëz. Themeluesit e saj ishin miliarderë dhe në kulmin e saj kompania kishte më shumë se 31 miliardë dollarë, raporton bbc.
Ndërsa investitorët perëndimorë u larguan nga Rusia dhe qeveritë perëndimore vendosën sanksione të ashpra ekonomike, vlera e kompanisë ra në më pak se 7 miliardë dollarë pothuajse brenda natës. Në të njëjtën kohë, bursa NASDAQ pezulloi tregtimin e aksioneve, transmeton Telegrafi.
Ngjarjet e papritura e detyruan kompaninë të mbyllte një sërë operacionesh ndërkombëtare, duke përfshirë shërbimet e shpërndarjes në Londër, Paris dhe Columbus.
Mijëra punonjës – pothuajse një e gjashta e totalit – janë larguar nga vendi. Themeluesi Arkady Volozh dhe zëvendësi i tij kryesor dhanë dorëheqjen pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj të dyve, duke i akuzuar ata për përhapjen e dezinformatave të Kremlinit.
Ajo që nuk mund të realizohet në Perëndim, mund të bëhet në Beograd
Yandex, edhe pse ballafaqohet me shumë probleme, ka kohë që planifikon të vijë në Serbi dhe këtë e vërteton fakti se në fillim të qershorit janë regjistruar zyrtarisht në Agjencinë për Regjistrat e Bizneseve (APR) në Serbi. Edhe pse shërbimet Yandex taksi dhe dërgesa Yandex janë të disponueshme në Beograd dhe qytete të tjera për disa vite, kjo është hera e parë që kompania regjistrohet në Serbi.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi është bërë një destinacion popullor për emigrantët rusë, shumica e të cilëve janë ekspertë të IT.
Mes tyre janë punonjës të Yandex, të cilët privatisht u zhvendosën në Beograd menjëherë pas sulmit rus në Ukrainë.
Kompania më vonë mori me qira një “zyre të madhe në Beograd”, i tha BBC-së një burim i afërt me Yandex, i cili dëshironte të mbetej anonim. Sipas një burimi tjetër anonim nga Yandex, kompania mori me qira hapësirë zyre për 700 punonjës në Dorcol, në qendër të Beogradit.
“Kur filloi lufta, punonjësve iu tha se ata ishin të lirë të lëviznin në vende të tjera dhe se nuk kishin nevojë për miratimin e punëdhënësit të tyre për këtë”, thotë një ish-punonjës i Yandex, i cili së fundmi u largua nga kompania.
Themeluesi i zyrës përfaqësuese është Piotr Popov, i cili drejtoi Grupin e Biznesit për Kërkim në Internet, Reklamim dhe Shërbime në Cloud në fund të prillit. Ai ka mbajtur më parë pozicionin e Drejtorit Teknik të Yandex.
Përveç Beogradit, që nga fillimi i luftës, kompania ka hapur një përfaqësi në Jerevan, ku janë shpërngulur rreth 100 punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar