LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Konjufca: S’ka pushime para 10 gushtit

Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Konjufca: S’ka pushime para 10 gushtit

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari Glauk Konjufca ka thënë se do të lajmërojë deputetët për vazhdimin e seancës në një ditë tjetër.

“Nëse deputetët e opozitës nuk votojnë atëherë konsideroj që nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të proceduar kështu që këtë seancë e vazhdojmë në një ditë tjetër kur t’iu lajmëroj”, ka thënë Konjufca.


Për të vazhduar seancën plenare në Kuvendin e Kosovës janë kthyer nga pauza e drekës vetëm 61 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare e cila është në rend dite.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka konfirmuar se në sallë janë të pranishëm vetëm 61 deputetë dhe nuk ka kuorum për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare.

Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e projektligjeve ndërsa marrëveshja ndërkombëtare të mbetet për një ditë tjetër.

“Po vazhdojmë me seancën, kemi mbet tek marrëveshja ndërkombëtare por kjo e kërkon një prani mjaft të lartë dhe 80 vota për të kaluar. Nuk ju lëshoj para 10 gushtit, ta dini , hiç. Virusi, vaksinohuni”, u ka thënë Konjufca deputetëve.

Në këtë seancë në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori