LAJMI I FUNDIT:

Gruaja gjen unazën e saj që i kishte humbur në liqen pas 53 vjetësh

Gruaja gjen unazën e saj që i kishte humbur në liqen pas 53 vjetësh

Një grua nga Alabama, e cila humbi unazën të shkollës së mesme, derisa notonte në një liqen në Kaliforni, e rikthen atë pas 53 vjetësh, falë një çifti që e gjeti atë gjatë peshkimit.

Dana Scott Laughlin tha se po notonte në liqenin Berryessa menjëherë pas diplomimit nga shkolla e mesme në vitin 1969 kur unaza i ra nga gishti dhe u fundos në fund të liqenit, transmeton Telegrafi.

Djali i Laughlin mori një mesazh disa ditë më parë nga një çift që tha se gjetën një unazë teksa peshkonin në liqenin Berryessa dhe po përpiqeshin të identifikonin pronarin e saj.


Laughlin, e cila jeton më shumë se 3,218 kilometra larg në Foley, Ala, rishikoi fotot e unazës dhe konfirmoi se ajo ishte e shkruar me inicialet e saj dhe emrin e shkollës që ndoqi.

“Unë thjesht thashë se isha shumë mirënjohëse dhe nuk mund ta besoja që ajo e kishte gjetur unazën pas kaq shumë vitesh. Mendoj se ishte e shkruar. Burri im ishte si në një gjendje shoku”, tha Laughlin. /Telegrafi/