LAJMI I FUNDIT:

Pranoi se lajmëroi rrejshëm një rast të lëndimit, shoqërohet në polici i dyshuari në Ferizaj

Pranoi se lajmëroi rrejshëm një rast të lëndimit, shoqërohet në polici i dyshuari në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Më 18.06.2022 në ora 10:25, personi me inicialet M.SH ( M/K) i moshës 36 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor në Shtime një rast të lëndimit trupor, duke thënë se lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet VW Golf II, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime dhe për këtë kishte ofruar edhe raport mjekësor.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit policor nga stacioni në Shtime, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kishin marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin.

“Pas një pune hetimore për disa ditë, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative se i dyshuari M.SH, kishte lajmëruar rrejshëm rastin lëndim trupor dhe më datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime”, thuhet në njoftim.


Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm” me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori