LAJMI I FUNDIT:

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Byronë shtetërore

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Byronë shtetërore
Foto: Arkiv

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës plenare, ndërsa në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, duke përfshirë edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Vazhdimi i seancës do të mbahet në orën 10:00.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe seancë të re, e cila do të nisë në orën 11:00.


Vazhdimi i seancës plenare – rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6  korrik 2022:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Seanca plenare – rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori