LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, Papa Françesku emëron gratë në komitetin këshillues të peshkopëve

Për herë të parë, Papa Françesku emëron gratë në komitetin këshillues të peshkopëve

Papa Françesku ka emëruar për herë të parë tre gra që të shërbejnë si anëtare të komitetit të Vatikanit që verifikon nominimet e peshkopëve.

Italiania, Raffaella Petrini, francezja, Yvonne Reungoat dhe laikja, Maria Lia Zervino do t’i bashkohen zyrës që më parë ishte vetëm meshkuj.


Emërimet janë të fundit në një seri lëvizjesh të rëndësishme që u lejojnë grave më shumë fjalë në qeverisjen e Kishës Katolike.

Dikasteria mbikëqyr punën e shumicës së 5300 peshkopëve të kishës, të cilët drejtojnë dioqeza në mbarë botën. Anëtarët e saj – duke përfshirë kardinalët, peshkopët dhe tani gratë – takohen periodikisht për të vlerësuar peshkopët e rinj që propozohen nga ambasadorët e Vatikanit.

Papa ka ende fjalën e fundit pavarësisht procesit të konsultimit dhe vetingut, raporton reuters.

Petrini ishte gruaja e parë që u emërua si sekretare e përgjithshme e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, përgjegjëse për muzetë dhe pjesët e tjera administrative të territorit.

Motra Reungoat ka shërbyer më parë si gjenerale superiore e Bijave të Marisë Ndihmëse, një urdhër fetar i njohur gjithashtu si Motrat Saleziane.

Maria Lia Zervino ndërkohë është presidente e një grupi ombrellë të grave katolike, Bashkimi Botëror i Organizatave Katolike Femërore.

Doktrina e kishës ende e rezervon priftërinë për burrat dhe gratë shpesh janë ankuar se kanë një status të dorës së dytë në hierarkinë klerikale të Selisë së Shenjtë.

Shumica e punës së Vatikanit në drejtimin e shkollave, spitaleve, ndërsa përcjellja e besimit bëhet nga gratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori