LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nga deputetët pres që të mendojnë për shtetin dhe qytetarët, jo vetëm për partinë

Kovaçevski: Nga deputetët pres që të mendojnë për shtetin dhe qytetarët, jo vetëm për partinë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në intervistë për AIM tha se pa pëlqimin e të dyja palëve, si Shkupit ashtu edhe Sofjes, nuk mund të ketë ndryshim në asnjërën nga pikat e protokollit.

I pyetur nëse ka pasur një pasqyrë të këtij dokumenti, nëse ka fare një protokoll të harmonizuar, kur opinioni do të mund të ketë një pasqyrë në të, Kovaçevski nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka theksuar se ajo që është e rëndësishme të dihet për protokollin është se ai punohet në bazë të reciprocitetit.

“Ne insistojmë në këtë. Kjo do të thotë se detyrimet apo detyrat që ne dhe Bullgaria do t’i vendosim vetes si dy shtete, në mënyrë dypalëshe, janë të vlefshme për të dyja palët. Askush nuk ka mandat të pranojë kërkesa të njëanshme dhe nuk mund të veprojë sipas tyre. Reciprociteti si parim është bazë për çdo gjë që bëhet, tha Kovaçevski.


Ai thotë se protokolli është në fakt procesverbali i një takimi mes ministrive të punëve të jashtme, një dokument dypalësh që nuk kushtëzon kuadrin e negociatave.

“Në fakt, protokolli nuk përmendet as në kornizën e negociatave. Aq më tepër, protokolli konfirmon se nuk është i lidhur dhe nuk kushtëzon fillimin e negociatave. Për këtë apeloj që të mos spekulohet për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti, thotë kryeministri.

Ai shton se çështjet historike janë në juridiksionin e Komisionit Historik, i cili, siç tha ai, funksionon plotësisht në mënyrë autonome.

“Ne as nuk ndërhyjmë në punën e tyre dhe as nuk planifikojmë të ndërhyjmë. Ata janë profesionistë dhe duhet ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi, siç kanë bërë deri tani. Ne si Qeveri, si institucione relevante, pas përfundimit të procesit në Komision, e bëjmë hapin e fundit përmes zbatimit të marrëveshjes më parë”, thotë Kovaçevski.

Ai shtoi se opinioni duhet të jetë i sigurt se në të gjitha pjesët e procesit udhëhiqet nga interesat e shtetit, respektojnë Rezolutën e Kuvendit, kujdeset që identiteti ynë dhe gjuha maqedonase të mbrohet dhe ruhet.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori