KEDS po bën mirëmbajte intensive të rrjetit, thonë se mund të ketë ndërprerje të energjisë prej disa orëve
KEDS ka filluar me mirëmbajtjen intensive të rrjetit gjatë kësaj vere. Në një njoftim për media KEDS ka thënë se janë të vetëdijshëm që na pret një dimër i vështirë sa i përket gjendjes energjetike.
“Çmimet vazhdojnë të jenë në nivel rekord, përderisa edhe kërkesat janë në rritje. Për ta zbutur këtë situatë duhet të ndërmerren masa preventive, ashtu siç po bëjnë thuajse të gjitha vendet e botës. Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rrjetit distributiv për dimër, edhe KEDS ka përgatitur një plan intensiv të mirëmbajtjes së linjave të tensionit të mesëm, që ka filluar gjatë këtyre ditëve. Përmes realizimit të këtij plani parashihet që të ulet numri i ndërprerjeve në rrjet nga faktorët atmosferik apo mbingarkesat eventuale”, thuhet në njoftim.
Punëtorët e KEDS janë duke e bërë pastrimin e traseve në tërë territorin e vendit, pastaj ndërrimin e aseteve të dëmtuara dhe përforcimin e rrjetit aty ku paraqitet e nevojshme.
“Gjatë kohës kur intervenohet nëpër dalje, ndërprerjet mund të jenë disa orëshe, pasi duhet të revizionohet komplet traseja e linjës përkatëse, dhe kjo merr kohë. Pasi që është e pamundur që të punohet nën tension për shkak të rrezikut, atëherë ndërprerjet e planifikuara janë të domosdoshme”, thuhet në njoftim.
KEDS i njofton paraprakisht të gjithë konsumatorët përmes mediave dhe formave tjera të informimit, ndërsa konsumatorët e ndjeshëm edhe drejtpërdrejt.
“Në bazë të planeve që i kemi bërë edhe po procedojmë me to, për një linjë të caktuar nuk do të ketë shumë ndërprerje. Por, kjo varet edhe nga gjendja e linjës. Objektiv yni është që mirëmbajtja të jetë e standardeve më të larta dhe pos faktorëve atmosferik, daljet t’i përballojnë edhe mbingarkesat eventuale sa më shumë të jetë e mundur. Prandaj, nëse një dalje është në gjendje më të rënduar, atëherë mirëmbajta e plotë merr më tepër kohë”, thuhet në njoftim.
Kjo mirëmbajtje po bëhet pikërisht gjatë verës, kur kërkesa është më e ulëta, në mënyrë që të ketë ndikim sa më të vogël në përditshmërinë e konsumatorëve dhe benefitet e saj të jenë maksimale pikërisht në kohën kur ju nevojitet më së tepërmi atyre, pra, gjatë dimrit.
KEDS vazhdon të jetë kompani e përkushtuar që të japë maksimumin në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët kosovarë dhe të ndërtojë partneritet me ta. Së bashku mund t’ia dalim për të tejkaluar më së lehti secilën sfidë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime