Kosova synon që në muajt e ardhshëm të nis procesin e regjistrimit të popullsisë. Ndryshe nga e kaluara, serbët janë shprehur të gatshëm që të marrin pjesë në këtë proces. Arsye kryesore vlerësohet të jetë përfitimi financiar, pasi për shkak të mospjesëmarrjes në regjistrimin e kaluar, vlerësohet se komunave me shumicë serbe u është ndarë buxhet më i vogël, për shkak se ndarja buxhetore për komuna bëhet në bazë të numrit të banorëve.
Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë, kurdo që të ndodhë pritet të jetë më i plotë.
Kjo pasi serbët po shprehen të gatshëm që mos e bojkotojnë procesin, siç vepruan në vitin 2011.
“Interesante do të ishte. Jam i interesuar që të marrë pjesë në këtë regjistrim. Tash e dy vite kam dal në pension,” u shpreh një qytetar nga Graçanica, Dragomir Markoviq.
E dy qytetarë tjerë, thonë se përveç regjistrimit, nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër, ani se presin instruksione nga Serbia.
“Republika e Serbisë akoma nuk ka thënë ndonjë gjë, por besoj se do të bëhemi pjesë,” ka thënë Miki Radovanoviq, një qytetar tjetër nga Graçanica.
“Unë do të regjistrohem, çka të bëjë. Unë po jetoj këtu në Kosovë, asgjë tjetër nuk kam çfarë të them,” u shpreh Nebojsha Radovanoviq.
“Normal që jemi të interesuar që të bëhet regjistrimi i popullatës, me u ditë numri i saktë i popullatës në Kosovë dhe me e ditë çfarë komunitete janë saktë,” ka thënë qytetari, Mustafë Bajrami.
Serbët, sipas Igor Markoviq nga OJQ Aktiv, vendosën që të marrin pjesë në këtë proces, pasi me kundërshtimin që ia bënë në vitin 2011, humbën shumë financiarisht.
“Procesi i integrimit ka pasur progres. Por, gjithashtu mendoj se informatat për procesin e regjistrimit të vitit 2011 nuk kanë qenë të plota, prandaj ai proces ka qenë një mësim, për shkak se buxheti për komunat përcaktohet në bazë të numrit të banorëve. Kështu, mospjesëmarrja në procesin e regjistrimit të vitit 2011, ka bërë që shumë mundësi të mira financiare të humbin,” shtoi Igor Markoviq nga OJQ “Aktiv”
Markoviq me organizatën e tij kanë realizuar edhe një hulumtim në lidhje me këtë çështje.
“Gati gjysma e serbëve të Kosovës janë të gatshëm të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, por në anën tjetër 92 për qind e serbëve të Kosovës nuk janë të informuar se kur procesi do të filloj, si do të duket,” shtoi Markoviq.
E të informuar sa duhet nuk janë as kosovarët.
Ibrahim Rrustemi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se procesi është bllokuar nga Kuvendi i Kosovës, pasi Ligji ka kaluar vetëm në lexim të parë.
Rrustemi tregon se edhe ASK-ja ka marrë informacione se serbët janë të interesuar që të marrin pjesë në regjistrim.
“Në bazë të informacioneve që i kemi nga zyrat rajonale, kolegët që i kemi ka disponueshmëri që me iu përgjigj procesit të regjistrimit, mirëpo pa dashtë me shku më tutje kjo është një proces që i përket institucioneve tjera që bëjnë thirrje për përgjigje masovike në procesin e regjistrimit të popullsisë,” ka thënë Ibrahim Rrustemi nga ASK.
Herën e fundit, regjistrimi i popullsisë në Kosovë ishte bërë në vitin 2011.
Sipas këtyre të dhënave, numri i banorëve është rreth 1 milion e 700 mijë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025