LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon ujin në një planet të largët

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon ujin në një planet të largët

NASA ka njoftuar se teleskopi hapësinor James Webb ka detektuar shenja të ujit në një planet që është mijëra vite dritë larg nesh.

Agjencia amerikane hapësinore thotë se teleskopi miliarda dollarësh, ka “hasur në shenja të ujit” në planetin gjigant të gazit  WASP 96-b, që sillet rreth një ylli nga një distancë prej rreth 1.150 vite dritë, transmeton Telegrafi.

“Për herë të parë kemi detektuar dhe analizuar provat e reve në atmosferën e këtij ekzoplaneti”, thuhet në kumtesën e NASA-s.


Zbulimi i NASA-s vjen në kohën kur ESA (Agjencia Hapësinore Evropiane dhe CSA-ja (Agjencia Kanadeze e Hapësirës), kanë ndarë për herë të parë setin e imazheve me ngjyra të plota të marra nga teleskopi që shkrepi imazhet e thella të universit, që po konsiderohen si më të avancuarat deri më tani.

Imazhet me rezolucion të lartë, gjithashtu tregojnë ciklet e jetës yjore dhe galaktikat ndërvepruese.

Zbulimi i fundit ofron shpresë se teleskopi hapësinor më i fuqishëm që ndonjëherë është ndërtuar, mund të ndihmojë në kërkimin e jetës aliene, por edhe të zbulojë planetë potencialisht të banueshëm për njerëzimin.

“Eksplorimi i ekzoplaneteve tani është komponenti kryesor i misionit”, tha zëdhënësi i NASA-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori