LAJMI I FUNDIT:

Babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vrarë

Babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vrarë

Muhabi Osmani – babai i të ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se Marigona kishte ndërruar jetë.

Osmani teksa flet me plot emocion për të bijën e tij të ndjerë, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e Marigonës, në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë të më kishin vrarë”.


“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta jepka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”.

“Thashë, Valdete mbahu e fortë, Marigona ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.

Rrëfimi i babait të Marigona Osmanit, si kishte dyshuar tek nëna e Dardan Krivaqës se kishte biografi kriminale
Lexo po ashtu Rrëfimi i babait të Marigona Osmanit, si kishte dyshuar tek nëna e Dardan Krivaqës se kishte biografi kriminale

Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë”.

“Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit./RTVD/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori