LAJMI I FUNDIT:

Ju uroj fat të keq …

Ju uroj fat të keq …

Nga: John Roberts (kryetari i Gjykatës së Lartë të ShBA-së, në fjalën e mbajtur para klasës së nëntë në shkollën e të birit)

… Shpresoj që herë pas here, në vitet që do vinë, t’ju trajtojnë padrejtësisht, në mënyrë që të mësoni vlerën e drejtësisë.

Shpresoj që të vuani nga tradhtia, sepse kjo do t’ju mësojë vlerën e besnikërisë.

E them me keqardhje, por shpresoj të ndiheni të vetmuar, herë pas here, në mënyrë që të mos i merrni shokët për të mirëqenë.

Ju uroj fat të keq – natyrisht, vetëm ndonjëherë – që kështu të vetëdijesoheni për ndikimin e rastësisë në jetë, dhe të kuptoni se suksesi juaj nuk është plotësisht i merituar, sikurse edhe dështimi i të tjerëve nuk është plotësisht i merituar. Dhe, kur të humbisni, siç do të humbisni herë pas here, shpresoj që ndonjëherë kundërshtari të gëzojë para jush për humbjen tuaj. Sepse, kjo është mënyra si do të kuptoni rëndësinë e respektit për kundërshtarin dhe përunjësinë në fitoren ndaj tij. Shpresoj që t’ju injorojnë, që kështu të mësoni sa e rëndësishme është t’i dëgjoni të tjerët, dhe shpresoj që të provoni mjaftueshëm dhimbje për të kuptuar dhembshurinë dhe keqardhjen për të tjerët.

… I uroj apo jo unë këto gjëra, ato do të ndodhin të gjitha. Nëse do të përfitoni prej tyre, kjo do të varet nga aftësia juaj për të kuptuar mesazhin në fatkeqësitë tuaja.

Në trend Kultura

Më shumë
Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kulture
Kompleksi i Prometeut

Kompleksi i Prometeut

Kulture
Kultura dhe globalizmi

Kultura dhe globalizmi

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

MALI I BARDHË

MALI I BARDHË

Poezi
SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Kalo në kategori