LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 46 persona, Policia e Kosovës ndalon garën e paligjshme të automobilave

Gjobiten 46 persona, Policia e Kosovës ndalon garën e paligjshme të automobilave

Policia e Kosovës ka ndaluar një garë të jashtëligjshme që po mbahej në autostradën Trudë- Mazgit si dhe ka dënuar 46 persona të përfshirë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, Njësia për kontroll në autostradë, pas marrjes së informacioneve se është duke u përgatitur një garë e paligjshme me automobila në autostradën Trudë – Mazgit, ka ndërmarrë veprimet dhe masa te nevojshme ligjore për parandalimin dhe zbatimin e ligjshmërisë. Në ora 16:30 kanë filluar të mblidhen një numër i automjeteve dhe këmbesorëve në cilesinë e shikuesve. Janë njoftuar njësitet relevante nga stacioni policor veriu dhe njësitet për reagim të shpejtë në Prishtinë të cilat ju kanë përgjigjur kësaj ngjarje. Gjatë angazhimit njësitet policore janë bashkërenduar dhe janë marrë masat në vijim; janë shqiptuar gjithsejt 46 kundërvajtje, 36 kundërvajtje vozitësve si dhe 10 kundërvajtje këmbësorve”, tha Hoxha.


“Njësitet policore dhe ato për mbikqyre të autostradës mbete në gjendje të gatishmërie dhe varësisht prej zhvillimeve në terren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit në trafik dhe sigurisë së përshtatshme rrugore”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori