LAJMI I FUNDIT:

Problemi me qentë endacak në Tetovë, Kasami: Tenderi është në procedurë, trajtimi për një qen kushton 300 euro

Problemi me qentë endacak në Tetovë, Kasami: Tenderi është në procedurë, trajtimi për një qen kushton 300 euro

Shoqata “Amos” e ka fituar tenderin për trajtimin e qenve endacak në Tetovë. Por edhe pse procedurat e tenderimit kanë përfunduar, për shkak të dokumentacionit kjo shoqatë ende nuk ka filluar me trajtimin e qenve. Në muajin korrik bëhet një vit që në Tetovë askush nuk trajton qentë endacak, ndërsa qyteti është i mbushur me të tillë.

Në sektorin për punë të brendshme janë raportuar 34 raste të sulmeve nga qentë endacak, por ky numër mendohet te jetë shumë më i madh, pasi një përqindje e vogël e qytetarëve raportojnë se janë sulmuar nga qentë endacak.


Nga komuna e Tetovës thonë se shpejti do të fillohet me trajtimin e qenve endacak, ndërsa shuma e trajtimit të një qeni është 300 euro.

“Sipas informatave që kam, ka fituar shoqata që merret me trajtimin “Amos” edhe do të duhet që të sigurojë edhe një dokument nga Drejtoria për të Hyra Publike edhe këto ditë do të sigurojë dhe do ta nënshkruajmë kontratën dhe do nis realizimi i tenderit. Ajo që ka qenë pjesë e tenderimit, pasi që nuk kamë informata të detajuara ka qenë 300 euro për trajtimin e një qeni që nënkupton trajtimin edhe përkujdesjen e mëtutjeshme”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Por nga shoqata “Amos” nuk japin asnjë prononcim pasi që ata akoma nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me komunën e Tetovës.

“Për momentin nuk mund të japim një deklaratë lidhur me temën pasi që ende nuk kemi marrë ndonjë konfirmim nga Komuna e Tetovës për tenderin në fjalë. Pasi të marrim përgjigje për rezultatin e aplikimit tonë, do t’ju informojmë”, thonë nga “Amos Shelter”.

Por ja çka thoshte Kasami në vitin 2021 për qentë endacakë në Tetovë?

“Të dërgosh fëmijën në shkollë publike jo në shkollë private, rrugëve të Tetovës me qen endacakë, me mbeturina, të kesh drojë edhe të jesh tërë kohën në ankth se a do të kthehet fëmija edhe të ketë fatin e fëmijës që para disa muajsh e masakruan qentë endacakë”, ka thënë Bilall Kasami më 29 tetor 2021./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori