Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra konsideron se politika e jashtme e vendit është jofunksionale dhe anemike, pavarësisht vizitave të shumta jashtë vendit të krerëve institucional.
Ajo thotë se nuk ka parë asgjë konkrete nga këto vizita, në kuptimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja. Deputetja opozitare adreson kritika edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti për krizën ekonomike, për çka thotë se ka rënie të pëlqyeshmërisë qytetare ndaj tij.
“Me përjashtim të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk kemi parë diçka sa i përket aktivitetit që ka pasur presidentja dhe Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrja e Jashtme për të fuqizuar Kosovën dhe politikën e saj të jashtme. Nuk ka asnjë anëtarësim të ri të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, s’ka asnjë lajm të ri nga vizitat që i kanë pasur së fundmi zyrtarë të lartë të shtetit. S’ka rikonfirmim ose njohje të Kosovës nga një shtet. Në përgjithësi po e them, politika e jashtme e Kosovës vazhdon të jetë anemike, vazhdon të mos jetë funksionale në kuptimin që do të duhej që Kosova të kryente këtë kontribut të saj”, thotë Deliu-Kodra për KosovaPress.
Sipas saj, në bazë të matjeve të fundit të opinionit publik, shihet qartë rënien e pëlqyeshmërisë nga qytetarët të kryeministrit Kurti.
“Ka rënie të pëlqyeshmërisë së kryeministrit në raport me çështjet të cilat ai ka avokuar, të cilat kanë qenë çështjet e zhvillimit ekonomik dhe çështje që prekin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Pra gjendja nuk është e lehtë, kemi jetë të rënduar të qytetarëve, kemi çmime të larta, kemi çmimin e energjisë elektrike i cili do të afektojë qytetarët gjatë stinës së vjeshtës. Kemi një qeveri, përkundër kësaj situate, s’ka asnjë rritje të pagave dhe asnjë mbështetje serioze për qytetarët e Kosovës”, deklaron ajo.
Deliu-Kodra renditi kritikat edhe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, i cili sipas saj, është rikthyer në dialog teknik.
“Kemi pas së fundmi që kemi rikthim të dialogut në disa prej marrëveshjeve që kanë qenë të pazbatueshme deri tani. Por konform këtyre ne duhet të kemi një përshkallëzim, agjendë më të theksuar të qeverisë sa i përket dialogut. Ju e dini se është parakusht i rëndësishëm, jo vetëm për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës, por edhe për marrëveshjen finale, njohjen e ndërsjellët dhe për fuqizimin e Kosovës edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, por edhe procese të cilat Kosova tashmë ka shumë nevojë. Konsideroj se duhet të kemi nevojë një vëmendje më të madhe të qeverisë në këtë çështje”, thotë Deliu-Kodra.
Ndërkohë, është optimiste se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të ndodhë nën presidencën çeke, gjatë vitit 2022.
“Fjala është vet për kredibilitetin e Bashkimit Evropian si institucion i rëndësishëm dhe lëvizja e lirë është parakusht që ne të rikthejmë dhe fuqizojmë besimin tonë në Bashkimin Evropian. Kosova i ka përmbushur kriteret, pres që të rikonformohet edhen një herë që serioziteti i BE-së në raport me Kosovën të jetë sa më i qartë dhe pres që nën presidencën çeke të kemi lajmin kryesor, i cili është lëvizja e lirë”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve