LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, lëndohet një person

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, lëndohet një person

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Reqan të Prizrenit.

Si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.


Gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti në hetime. /Telegrafi/