Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur një sërë pyetjesh, përgjigjet e të cilave mund të hedhin dritë mbi vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
Eksperti krahas “6 pyetjeve të arta hetimore”, siç i quan ai, ka parashtruar 21 pyetje të tjera, për të cilat shkruan se nëse autoritetet arrijnë t’i japin përgjigje jemi në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje në mënyrë përfundimtare dhe shteruese.
Postimi i plotë:
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një përgjigje shkencore për atë që ndodhi me të ndjerin Myftaraj, më dërguan pamje filmike të paçensuruara nga vendngjarja dhe banesa e tij.
Nuk u nguta të jap mendime apo opinione, pasi manualet kriminalistike që zbardhin të tilla ngjarje kërkojnë paraprakisht shumë veprime hetimore të kombinuara. Këto veprime futin në bashkëveprim një kryesisht dy disiplina që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, të cilat janë mjekësia ligjore dhe kriminalistika.
Po ashtu në veprimet hetimore kryhen edhe eksperimente konkrete që janë shumë të rëndësishme për saktësimin e versionit të qëndrueshëm dhe elementëve të tjerë për një analizë shteruese. Krahas 6 pyetjeve të arta hetimore që zbatohen rëndom me strategji të mirëfillta operative, disa çështje që kërkojnë më shumë përqëndrim veprimesh investigative janë edhe enigmat që ngrihen nga pyetjet si vijon:
1. Kishte hyrja e pallatit apo ambjente përreth vëzhgim me kamera?
2. Kishte lehtësi për hapjen e derës së banesës dhe ka dëmtime të bravës së saj?
3. Ka gjurmë gishtash në derën e jashtme, orendi të brendshme dhe në vendin nga u hodh viktima, që nuk i përkasin familjarëve apo vizitorëve të zakonshëm?
4. Ka dëmtime të jashtme të kufomës të palidhura me impaktin e përplasjes?
5. Ka dëmtime të teshave të viktimës nga ndonjë përleshje e mundshme në banesë?
6. Ka parregullsi dhe zhvendosje jo e zakonshme e orendive në banesë?
7. Janë dëgjuar zhurma jo të zakonshme nga fqinjët?
8. Janë gjetur terapi farmakologjike, vecanërisht psikotrope në banesë?
9. Ka qenë i ndërgjegjshëm viktima në momentin e vdekjes?
10. Ka qenë e aftë nëna e viktimës për të dëgjuar dhe parë në mënyrë të kthjellët për shkak të moshës ?
11. Cila ka qenë rutina e asaj dite e lëvizjes së viktimës dhe takimeve të tij?
12. Cilat kanë qenë komunikimet dhe vendodhjet e tij të asaj dite në bazë të qelizës telefonike?
13. Cila ka qenë epikriza dhe vlerësimet psikologjike të viktimës për çështje shëndetësore që po trajtohej?
14. Ka patur mungesa në banesë të kompjuterit, laptopit apo materialeve të tjera të konstatuara pas ngjarjes?
15. Ka patur kërcënime të denoncuara, rrëfyera apo interceptuara të viktimës nga persona të tjerë?
16. Ka qenë në mbikqyrje viktima në lëvizjet e tij nga persona të tjerë ose nga institucione ligjzbatuese?
17. Ka lënë viktima ndonjë shkrim apo mesazh lamtumire në banesë?
18. Ka shprehur ndonjëherë viktima frikë për atentate të mundshme kundër tij apo rreziqe që mund ti vinin nga personazhe konkret?
20. Mund të realizohej vetvrasja nga përmasat viktimës me hapësirën e banesës nga ku u hodh?
21. Ka kontaminim të banesës nga persona që hynë menjëherë në banesë për të kontaktuar me nënën e viktimës dhe janë rregjistruar gjurmët e tyre ?
Nëse autoritetet ju japin përgjigje të shpejtë pyetjeve të mësipërme, mendojmë se jemi në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje në mënyrë përfundimtare dhe shteruese, ka shkruar Karamuço. /AbcNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje