Avokati, Kastriot Frashëri ka folur lidhur me vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj, dy ditë më parë.
Frashëri tha se nuk besonte se kjo ishte një vetëvrasje duke shtuar se Myftaraj nuk vuante nga depresioni.
Më tej ai ka zbuluar detaje të reja pasi mbërriti në shtëpinë e të ndjerit, ku tha se pas ekzaminimit të vendit nga ku supozohej të ishte vetëhedhur Myftaraj, rezultonte e pamundur të kishte ndodhur diçka e tillë pas përmasat e tij trupore nuk ia lejonin këtë.
Mes të tjerash, avokati rrëfeu edhe bisedën me nënën e gazetarit të ndjerën për të cilën tha se e kishte ndjerë se diçka nuk shkonte.
“Unë si një njeri që e njoh gjatë prej dy dekadash, miku im iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë. Sepse një njeri i madh siç ishte ai, i kishte bërë përmendore vetes prandaj edhe miqtë i kishte të shumtë. Kastrioti kishte edhe admirim të veçantë nga njerëzit për shkak të temave që guxonte të trajtonte pasi edhe një pjesë e madhe e tyre binte ndesh me interesa të mëdha”, tha ai.
Më tej avokati ka thënë se nuk mendon se e bëri Kastrioti diçka të tillë.
“Unë jam një nga njerëzit e parë që kam shkuar në familjen e tij. E ëma nuk dinte asgjë, dera ishte lënë hapur. Policia kishte marrë informacionet e neviojshme dhe për ta qetësuar i kishin thënë se Kastrioti u kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në ambulancë për të bërë disa ekzaminime”.
“Duke përfituar nga prania e oficerëve aty, unë kam dhënë një deklarim aty që kjo nuk është një vetëvrasje. Nuk mund të hidhej ai, kush e njihte e di se nuk mund ta bënte. Nuk është çështje depresioni kjo. Prandaj edhe në cilësinë e një avokati kam kërkuar zyrtarisht që kushdo që ka dijeni për këtë çështje duhet t’i referojë në organet kompetente. Si njeri i fjalës publike, guximi i tij që ishte i tepruar në një vend si i yni, e bënte akoma më të ekspozuar”.
Ai ka sqaruar se “në momentin që lajmi mori dhenë, unë gati u ktheva në një ‘call center’ pasi pata telefonata të shumta ku jepja shpjegime njerëzve të shumtë që u interesuan. Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj”.
“Me instiktin e një njeriut të ligjit shkova të shihja edhe vendin, kur pashë ballkonin e kuptovs se aty nuk mundej, të paktën për përmasat trupore, edhe unë nuk do mundesha dot jo më ai që ishte më i shëndetshëm. Duhej të ishe një akrobat”, tha avokati Frashëri. /OraNews/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Profesorët serbë në universitetet evropiane tregojnë nëse Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën

I riu që vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë, është Qazim Alaj nga Deçani

Ambasadori Hill paralajmëron Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Hoxha: Ekziston rreziku i konfliktit të ri me Serbinë

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat