LAJMI I FUNDIT:

Policia japoneze e pranon se kishte mangësi në siguri në kohën kur u qëllua për vdekje Shinzo Abe

Policia japoneze e pranon se kishte mangësi në siguri në kohën kur u qëllua për vdekje Shinzo Abe

Policia japoneze  e ka pranuar se kishte mangësi në sigurinë për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Nara-s të premten.

“Është e pamohueshme që ka pasur probleme në siguri”, tha shefi i policisë së Nara-s, Tomoaki Onizuka.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj Abe-s në një ngjarje të fushatës politike – një krim që ka tronditur thellësisht Japoninë.


Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë
Lexo po ashtu Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë

Një autokolonë që mban trupin e Abe-s ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.

Policia thotë se i dyshuari, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, kishte inat ndaj një “organizate specifike”. Ai besonte se Abe ishte pjesë e saj, thanë ata.

Yamagami e ka pranuar se e ka qëlluar atë me një armë të bërë vetë, sipas policisë.

“Çështja urgjente është që ne të kryejmë një hetim të plotë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur”, tha shefi i policisë Onizuka, pa specifikuar se ku pa gabime. Ai ishte në prag të lotëve duke iu drejtuar gazetarëve.

Mediat japoneze cituan burime të afërta me hetimin, të cilët thanë se Yamagami besonte se Abe ishte i lidhur me një grup fetar, i cili, sipas Yamagami-t, kishte shkatërruar financiarisht nënën e tij.

Yamagami i tha policisë se kishte shërbyer në marinën japoneze, Forcën Detare të Vetëmbrojtjes, për tre vjet. Kohët e fundit, ai kishte punuar në një fabrikë në Japoninë perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori