LAJMI I FUNDIT:

Konjufca uron festën: Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat

Konjufca uron festën: Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke uruar Kurban Bajramin tha se kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.

Konjufca theksoi se sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat.

“Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë. Urime për Bajramin e Kurbanit!”, shkroi kryeparlamentari.