LAJMI I FUNDIT:

Nushi-Latifi: Rasti i Deçanit nuk ka qenë helmim, gjysma e rasteve të konfirmuara nuk e kanë pirë atë ujë

Nushi-Latifi: Rasti i Deçanit nuk ka qenë helmim, gjysma e rasteve të konfirmuara nuk e kanë pirë atë ujë
Foto: Arkiv

Burbuqe Nushi-Latifi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka thënë se rasti i qytetarëve në Deçan që morën trajtim gjatë vitit të kaluar nuk ka qenë helmim nga uji.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” tha se ajo që ndodhi në disa fshatra të Deçanit ka qenë gastroenterokolit (shkuarje barku, temperaturë, mundim) dhe nuk është shkaktuar nga uji.

“Rasti i Deçanit nuk ka qenë helmim dhe nuk kemi reaguar me vonesë. Më 10 korrik ka qenë grupi i parë i evidentimit. Më datë 11 korrik në mëngjes janë marrë mostrat, pasdite, me kërkesë të Kuvendit Komunal është ndërprerë uji, gabimi kryesor që është bërë. Tre muaj kemi punuar për ato 11 fshatra të sistemit të Drenocit”, tha ajo.


Helmimi nga uji i mbi 1 mijë qytetarëve nga Deçani, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje të reja
Lexo po ashtu Helmimi nga uji i mbi 1 mijë qytetarëve nga Deçani, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje të reja

Sipas  Burbuqe Nushi-Latifit, prej 536 rasteve të konfirmuara, 248 nuk e kanë pirë atë ujë. “Ajo ka qenë gastroenterokolit (shkuarje barku, temperaturë dhe mundim), kjo nuk është shkaktuar doemos nga uji. Përgjegjës për këto simptome janë ushqimi, duart e papastra dhe konsumimi i ujit. Prej 536 rasteve të konfirmuara, 248 nuk e kanë pirë atë ujë. Por, është krijuar përshtypja që helmimi ka ardhur nga uji”, shtoi ajo.

Më 13 korrik 2021, autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente në Deçan për shkak të dyshimit për helmim të banorëve të kësaj komune. Mbi një mijë banorë të komunës së Deçanit kishin shfaqur simptoma të helmimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori