LAJMI I FUNDIT:

Thuhet se ‘ngatërroi duart’, punëtori i ndërtimit përfundon ‘i kapur për litar’ dhe zbret bashkë me një ngarkesë të një vinçi në Kanada

Thuhet se ‘ngatërroi duart’, punëtori i ndërtimit përfundon ‘i kapur për litar’ dhe zbret bashkë me një ngarkesë të një vinçi në Kanada

Ky është momenti i tmerrshëm kur një punëtor kanadez u regjistrua ‘i kapur për litar’ derisa zbret bashkë me një ngarkesë të një vinçi në një kantier ndërtimi në Kanada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në videon disa sekondëshe, personi i paidentifikuar nga Toronto mund të shihet duke u mbajtur në një si litar ndërsa një ngarkesë sipër tij ulet në tokë.


Dy burra me sa duket në kantierin përballë punëtorit mund të dëgjohen duke bërtitur në një përpjekje të pafrytshme për të ndaluar makinerinë.

Ndërkohë, punëtori tund këmbët në ajër dhe me të dyja duart mban “litarin” teksa bërtet i tmerruar.

Burri, i cili mbeti i palënduar pasi më në fund preku tokën, është i punësuar nga PCL Constructors Canada dhe po punonte në një vend pune në rrugët Front dhe Simcoe.

Kompania tha se dora e punëtorit ‘u ngatërrua me litarin’ pasi ai i bashkoi një ngarkesë vinçit.

Ministria e Punës e Kanadasë ka hapur një hetim për incidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori