LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Kastriot Myftaraj, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje, prej shumë vitesh ishte gazetar, analist dhe publicist.

Ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe tema e fundit që trajtoi para disa javësh titullohej “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“.

Më 3 nëntor të vitit 2021, Myftaraj paditi në SPAK, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun të cilën e akuzonte se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.


Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës
Lexo po ashtu Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës

Myftaraj i dha fund jetës pasditen e së enjtes, pasi dyshohet se u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ai ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.