LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur lidhur me gjetjet e Auditorit të Brendshëm për disa parregullsi në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ajo ka thënë se Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aliu dhe zëvendësministrit Durmishi.


“Ftojmë Prokurorinë që ti hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha deputetja e PDK-së.

Deliu-Kodra tha se PDK tre muaj më parë kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Pretendimet tona për paligjshmëri dhe dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga zyra e Auditorit që ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri. Një raport i tillë është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja ka shtuar se Auditori ka gjetur mangësi në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender, vonesa në realizimin e projekteve e dallavere të mëdha në shpronësime.

PDK: Të hetohet keqpërdorimi i 9 milionë eurove për 42 kontrata njëburimore nga Ministria e Infrastrukturës
Lexo po ashtu PDK: Të hetohet keqpërdorimi i 9 milionë eurove për 42 kontrata njëburimore nga Ministria e Infrastrukturës

“Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se ka qenë i manipuluar, i kurdisur me operatorin ekonomik. Aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende. Mediat kanë nxjerr përgjime që shfaqin dyshime edhe për një aferë tjetër korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës kjo lidhet me rrugën Dollc-Gjakovë ku zyrtari i kompanisë dëgjohej duke kërkuar ryshfet për kryerjen e disa punëve shtesë, për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere tjera”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka përmendur se edhe për një tender që lidhet me autostradën  Morinë-Merdare, Auditori ka gjetur se për ndriçimin e saj është zgjedhur kompania prej 93 mijë euro më shtrenjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori