Brenda pak ditëve, në prag të fillimit të korrje-shirjeve, breshëri dhe erërat e forta e kanë përfshirë fshatin Bresalcë dhe fshatrat e malësisë së Zhegocit duke i dëmtuar dukshëm, tokat e mbjella me grurë e misër.
Fermerët kërkojnë nga institucionet që t’u dalin në ndihmë.
“Kërkojmë nga Drejtoria e komunës dhe Ministria e Bujqësisë që të paktën me na kompensua diçka, për këtë që ka na ka ndodhë në çastet e fundit para korrjeve, na janë shkaktua dëme të mëdha”, thotë fermeri Naim Beqiri për RTK-në.
“Ne sibanorë të Malësisë kemi prit tërë vitin që ti marrim këto të korra, këtë bereqet dhe çka është më e çuditshmja, këtë vit gruri edhe të gjitha kanë qenë shumë mirë, por janë dëmtuar nga era e fortë edhe pemët edhe të gjitha”, thotë Rexhep Sejdiu, fermer, përfaqësues i Malësisë së Zhegocit.
Në mungesë të buxhetit për t’i kompensuar këto dëme, drejtori i bujqësisë në Komunën e Gjilanit po kërkon qe ministria e bujqësisë te ofroje ndihmën e saj në ketë situatë dhe gjithashtu t’u krijohet buxhet komunave në të ardhëm për mbulimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
“Shpresoj që Ministria të intervenon dhe ti kompenson këto dëme. Ne si drejtori e Komunës së Gjilanit nuk kemi buxhet të ndihmojmë kur ndodhin fatkeqësitë, por shpresojmë se në të ardhmen edhe Komuna duhet të ketë një fond që ti ndihmojë fermerët”, thotë Bajram Isufi, drejtor për bujqësi në Komunën e Gjilanit.
Erërat e forta të ditëve të fundit nuk kanë kursyer as drunjtë në qytetin e Gjilanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe