LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni vijon me gjobat për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në autobusë apo taksi

MPB Maqedoni vijon me gjobat për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në autobusë apo taksi

Punonjës të policisë në Gostivar dje kanë kryer aktivitete kontrolluese për personat që nuk mbajnë maska mbrojtëse ndaj Covid-19, në automjete të transportit publik apo taksi.

“Dje (5 korrik) nga ora 12:00 deri në ora 15:00 në zonën e gjerë të Gostivarit është kryer aksion kontrollues në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së covid-19, gjegjësisht nëse respektohet detyrimi ligjor, të mbajnë maska ​​mbrojtëse në automjetet e transportit publik, autobusët dhe taksitë. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe u sanksionuan ligjërisht 30 persona që nuk mbanin maska ​​​​mbrojtëse apo mbrojtje të tjera për fytyrën. Për të gjithë ata janë përgatitur parashtresa përkatëse sipas nenit 66-b të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe do të gjobiten më shumën prej 20 eurosh në kundërvlerë të denarit. Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim”, njoftojnë nga MPB.


Kujtojmë se rastet me Covid-19 ditëve të fundit kanë shënuar rritje në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut.