LAJMI I FUNDIT:

Si duket reduktimi i ujit në Slloveni: Nuk ka dushe në plazh, shatërvanët dhe autolarjet janë ndaluar

Si duket reduktimi i ujit në Slloveni: Nuk ka dushe në plazh, shatërvanët dhe autolarjet janë ndaluar

Për shkak të thatësirës afatgjatë dhe si masë e fundit para një reduktimi edhe më të rreptë të ujit, komunat në bregdetin slloven kanë ndaluar ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra publike, kanë ndaluar dushin në plazhe dhe kanë marrë një sërë masash të tjera të ngjashme për të reduktuar konsumin.

Kryetarët e katër komunave bregdetare sllovene, më e madhja prej të cilave është komuna e Koperit, njoftuan se gjendja aktuale e rezervave ujore është kritike dhe e ngjashme me gjendjen që ndodh në vite me sasinë e zakonshme të reshjeve vetëm në fund të muajit korrik.


Për këtë arsye, deri në një njoftim të dytë, ata kanë vendosur mbylljen e të gjitha sistemeve për ujitje të hapësirave të gjelbra publike, janë fikur dushet në të gjitha plazhet, si dhe shatërvanët dhe shatërvanët në vende publike.

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vjet
Lexo po ashtu Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vjet

Nga sot ndalohet ujitja e kopshteve private dhe larja e veturave ndërsa ato mund të pastrohen vetëm nga ato lavazhe që përdorin ujë të ricikluar.

Po kështu, shërbimet komunale u urdhëruan të ulin sasinë e ujit për ujitjen e pemëve dhe hapësirave publike me lule, ndërsa në tualetet publike u vendosën paralajmërime me thirrje për kursim të ujit.

Po kështu, është e ndaluar larja e oborrit dhe mbushja e pishinës, si dhe ftohen hotelet dhe ata që merren me akomodime private turistike të informojnë mysafirët e tyre për situatën e ujit dhe t’u kërkojnë të kursejnë ujin.

Sipas mediave sllovene, një thatësirë e tillë e tejzgjatur në këtë zonë nuk është kujtuar që nga viti 2012, kur edhe situata po përballej me një reduktim të madh që u shmang, si dhe situata me furnizimin me ujë në pjesën e Sllovenisë ku popullsia është vazhdimisht në rritje dhe ku vijnë shumë turistë vendas dhe të huaj nuk u përmirësuan ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori