LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq deklarohet për video mesazhin e Radoiçiqit: Pyeteni atë çfarë deshi të thotë, ai jeton në Kosovë

Vuçiq deklarohet për video mesazhin e Radoiçiqit: Pyeteni atë çfarë deshi të thotë, ai jeton në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje kreut të grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili një ditë më parë përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës.

I pyetur të komentojë video adresimin e Milan Radoiçiq nga Leposaviqi, Vuçiq tha se nuk i intereson se si është pranuar mesazhi i tij dhe vlerëson se ai ka të drejtë të qëndrojë apo të jetojë ku të dojë.


“Ku do të duhej të jetë Radoiçiq, i cili është nga Kosova? Apo do të dëshironit që ne të urdhërojmë njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës në pjesën qendrore të Serbisë? Ku është Radoiçiq, në Kosovë apo jo, është çështje e tij private. Nuk ka të bëjë me shtetin, as nuk kishte. A doni ta dëboni? A është kjo qëllimi dhe ideja juaj?”, pyeti Vuçiq, raporton “N1”, përcjell Telegrafi.

Ai kundërshtoi faktin që disa media e quajnë Radoiçiqin biznesmen kontrovers.

“Radoiçiq u lajmërua nga Leposaviqi, se është kthyer dhe se do të jetë atje. Pyeteni atë se çfarë mesazhi donte të dërgonte dhe si u pranua ai mesazh. Ai u fotografua në Leposaviq, sepse jeton në Kosovë. Ai ka të drejtë të jetojë ku të dojë”, tha Vuçiq.

Pas humbjes së përkrahjes nga serbët e Kosovës, Milan Radojçiq kërcënon qytetarët që t'iu binden grupeve kriminale
Lexo po ashtu Pas humbjes së përkrahjes nga serbët e Kosovës, Milan Radojçiq kërcënon qytetarët që t'iu binden grupeve kriminale

Ndryshe, i kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radoiçiq, duke pretenduar se po lajmërohet nga Leposaviqi.

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovësa janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ndërsa Policia e Kosovës duhet ta arrestojë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, nëse ai gjendet në territorin e Kosovës. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka konfirmuar se urdhërarresti ndaj Radoiçiqit lidhur me rastin “Brezovica” është ende në fuqi.

Deklarata e Radoiçiqit në Kosovë ngjall reagime, cilësohet si rrezik për sigurinë dhe paqen në vend
Lexo po ashtu Deklarata e Radoiçiqit në Kosovë ngjall reagime, cilësohet si rrezik për sigurinë dhe paqen në vend

Deklarata e kreut të grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq i cili të martën përmes një video mesazhi ishte paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës ka ngjallur reagime edhe të njohësve të fushës së politikës dhe sigurisë, të cilin mesazh e kanë cilësuar si “rrezik i vërtetë për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe më gjerë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori