LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s të enjten viziton Kosovën

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s të enjten viziton Kosovën

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do të jetë për vizitë në Kosovë këtë të enjte.

Në një postim në Twitter të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu bëhet e ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.

“Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, shkruan Lungescu.


Zyrtarët e NATO-s do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe delegacioni i NATO-s do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Në njoftimin për media thuhet zyrtarët e NATO-s po ashtu do të kenë një takim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. /Telegrafi/