LAJMI I FUNDIT:

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 243 lekë [2 euro] për litër

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 243 lekë [2 euro] për litër

Pas rritjes një ditë më parë, Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të ulë çmimet e karburanteve.

Një litër naftë do të tregtohet për 243 lekë [2 euro] nga 252 lekë [2.09 euro]që ishte nga vendimi i të martës.


Çmimi i benzinës është ulur me 12 lekë, duke shkuar në 229 lekë [1.9 euro] për litër.

Ndërsa çmimi i shitjes së gazit nuk ka ndryshuar duke qëndruar në 81 lekë [0.67 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/