LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar mesditën e së martës në Mitrovicë pasi dyshohet për dy vepra penale, trafikim me njerëz dhe dhunim.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.


“Mitrovicë (NN) 03.06.2022 –13:00. Më 05.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/