LAJMI I FUNDIT:

Kitaristi i famshëm Carlos Santana dërgohet me urgjencë në spital pasi dehidrohet dhe rrëzohet në skenë

Kitaristi i famshëm Carlos Santana dërgohet me urgjencë në spital pasi dehidrohet dhe rrëzohet në skenë
Foto: FOX2

Carlos Santana u rrëzua në skenë në një koncert në Michigan të martën mbrëma në një skenë të frikshme që përfundoi me atë duke i përshëndetur fansat teksa po largohej me barelë.

Santana, 74 vjeç, u rrethua nga anëtarët e ekipit dhe personeli mjekësor pasi u rrëzua në skenë në Teatrin Muzikor “Pine Knob” në Clarkston, sipas fotografive të shpërndara nga WJBK-TV.


Dikush në skenë thuhet se i kërkoi turmës të lutej për kitaristin legjendar të rock-ut latin për shkak të një problemi “serioz mjekësor”, shkruan The New York Post.

Foto:Getty Images/Daniel Knighton

Artisti i hitit “Smooth” më pas u hoq nga skena me një barelë dhe u pa duke bërë me dorë drejt turmës ndërsa anëtarët e kipit u përpoqën të bllokonin transportin me një çarçaf të zi, tregoi një klip i publikuar në Twitter.

Santana u mposht nga rraskapitja, nxehtësia dhe dehidratimi, por ishte “mirë” më vonë të martën në mbrëmje, tha një përfaqësues i rock-erit për TMZ.

Thuhet se ai u ndje i mërzitur dhe u ul përpara baterive në fillim të grupit të tij, përpara se të rrëzohej mbrapsht.

Santana ka kryer 32 koncerte që nga 25 marsi, sipas faqes së tij të internetit.

Ai thuhet se mori pak pushim nga karriera pasi iu nënshtrua një “operacioni të paplanifikuar të zemrës” në dhjetor, sipas Variety.

I lindur fillimisht në Meksikë, Santana dhe familja e tij u shpërngulën në ShBA në vitet 1960. Duke mësuar të luante kitarë në një moshë të re, Santana u bë i njohur në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970.

Sot ai konsiderohet si një nga kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Santana ka fituar 10 çmime “Grammy” dhe tre “Latin Grammy”. Në vitin 1998 ai dhe grupi i tij adash u futën në “Rock and Roll Hall of Fame”. Në vitin 2015, revista “Rolling Stone” e renditi atë në vendin e 20-të në listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Magazina
Kalo në kategori