LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Protestat duhet të jenë paqësore

Spasovski: Protestat duhet të jenë paqësore

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe askush nuk mund ta pezullojë këtë të drejtë. Por, protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“U bëj thirrje subjekteve politike, organizatorëve të protestave dhe qytetarëve që të tregojnë kapacitetet e tyre demokratike, për të ruajtur rendin, paqen dhe sigurinë. Dhuna ndaj atyre që ruajnë rendin, ndaj policisë maqedonase, ndaj institucioneve nuk do të kontribuojë për asgjë”, tha Spasovski.

Ai tha se ka njoftime për radikalizimin e protestave nga subjekte të caktuara politike, sa i përket sulmeve ndaj policëve dhe objekteve vitale të institucioneve.


Dje, theksoi ministri Spasovski, kemi pasur tentativë për eskalim, kemi katër policë të lënduar dhe vetëm kjo tregon se me dhunë nuk mund të arrihet asgjë, por duhet të diskutohet në institucionet e sistemit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori