LAJMI I FUNDIT:

Adele thotë se dëshiron të ketë fëmijë të tjerë me partnerin e ri Rich Paul

Adele thotë se dëshiron të ketë fëmijë të tjerë me partnerin e ri Rich Paul

Adele shpreson të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen.

Këngëtarja – e cila aktualisht është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul diskutoi ëndrrat e saj për të rritur familjen e saj gjatë paraqitjes së saj në “Desert Island Discs” të BBC-së të hënën (4 korrik).

“Patjetër që do të doja disa fëmijë të tjerë”, i tha Adele prezantueses Lauren Laverne, pasi u pyet se si e përfytyron jetën e saj në 10 vjet.


Foto: Getty Images

“Do të ishte e mrekullueshme nëse mundemi. Nëse jo, unë kam Angelon. Dua vetem te jem e lumtur”, tha tutje ajo.

Adele, 34 vjeç, ka djalin 9-vjeçar Angelo me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Të dy finalizuan divorcin e tyre në prill 2019.

Pavarësisht ndarjes së tyre, këngëtarja e “Easy On Me” pranoi se bashkë-prindërimi me Konecki, 48 vjeç, ka qenë më i lehtë nga sa mendonte ajo.

Foto: Getty Images

“Asnjëherë nuk ka qenë vërtet e ndërlikuar sepse ne jemi miq kaq të mirë. Vetëm mbi trupin tim të vdekur do të lejoja që fëmija im të përjetonte një divorc të çrregullt në jetën e tij”, tha artistja britnaike.

“Nuk ka asnjë problem dhe nuk ka pasur probleme, kështu që mendoj se ishte më e lehtë të sigurohesh që kjo të mos ndodhte. Unë jam e bekuar me të dhe ai është më i miri. Unë padyshim iu afrova me gjithë mirësinë dhe mendoj se kjo u shpërblye me të vërtetë”, u shpreh Adele.

Ndërkohë partneri i ri i këngëtares, agjenti sportiv e përjetoi atësinë në një moshë “shumë të re”, duke rritur tre fëmijët e tij ndërsa përpiqej të rriste biznesin e tij.

Foto: Getty Images

Paul tha më parë në një profil për New Yorker se nëse dhe kur të ketë edhe më shumë fëmijë, ai “pret me padurim të jetë një baba ndryshe – një baba më i duruar”.

Çifti bëri zyrtaren lidhjen në Instagram në shtator 2021. Njoftimi erdhi pak pasi të dy u panë krah për krah në një lojë NBA në korrik të atij viti.

Adele përlotet në rikthimin e saj të parë në skenë pas pesë vitesh
Lexo po ashtu Adele përlotet në rikthimin e saj të parë në skenë pas pesë vitesh

Pavarësisht daljeve të fundit publike, Adele ende i pëlqen ta mbajë jetën e saj si partnere dhe si nënë sa më “private”.

Këngëtarja e “Someone Like You” tha gjithashtu se “i pëlqen të jetë nënë” dhe përqafon se si mëmësia e ka ndryshuar në mënyra “të mira, të këqija dhe të çuditshme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori