LAJMI I FUNDIT:

Edhe një milioner rus gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze në Shën Petersburg

Edhe një milioner rus gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze në Shën Petersburg

Një milioner rus është qëlluar për vdekje në vilën e tij dhe është viktima e fundit e elitës ruse, që kanë të bëjnë me Gazpromin që muajve të fundit po vdesin në rrethana misterioze.

Yuri Voronov, 61-vjeç, kreu i logjistikës së kompanisë ruse që lidhte kontrata me Gazpromin e Putinit në Arktik, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij luksoze në periferi të Shën Petersburgut, transmeton Telegrafi.


Voronov është gjetur duke “notuar” në pishinë me plagë të armës në kokë, dhe një revole u gjet afër tij.

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës kap shumën e 750 miliardë dollarëve
Lexo po ashtu Kostoja e rindërtimit të Ukrainës kap shumën e 750 miliardë dollarëve

Ai është viktima e fundit e pasanikëve rusë që po vdesin në rrethana misterioze, që nga fillimi i vitit e në veçanti që kanë lidhje me Gazpromin.

Zyra e hetimeve në Rusi vdekjen e Voronovit po ia “atribuon” një mosmarrëveshjeje, që mund të ketë pasur i ndjeri me partnerët e tij të punës.

Në anën tjetër, gruaja e tij u tha hetuesve se Voronov besohet se është “nxjerrë nga loja” për shkak të shumave të majme të parave.

Kujtojmë se që nga pushtimi rus në Ukrainë, shumë pasanikë rusë që synonin të largoheshin nga Rusia për shkak të sanksioneve të perëndimit, po vdesin në rrethana misterioze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori