LAJMI I FUNDIT:

BIK-u dhe AUV-i apelojnë te qytetarët që therjen e Kurbanit ta bëjnë sipas rregullave dhe kushteve të parapara

BIK-u dhe AUV-i apelojnë te qytetarët që therjen e Kurbanit ta bëjnë sipas rregullave dhe kushteve të parapara

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirjana Zymberajn.

BIK-u njofton se myftiu Tërnava ka shprehur falënderime për “mbështetjen e vazhdueshme të AUV-it për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve”.


“Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej”, thuhet në njoftimin për media.

BIK-u dhe AUV-i kanë apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin Kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

Kurban Bajrami këtë vit festohet të shtunën e 9 korrikut. /Telegrafi/