Pas takimit me kryeministrin, Sela: BE mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me kreun e Qeverisë Dimitar Kovaçevski tha se kanë pranuar propozimin e ri francez dhe se të njëjtin do ta shqyrtojnë në mënyrë që mos të lihet hapësirë që të keqinterpretohet në publik.
“E morëm sot propozimin të cilin sigurisht që do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar edhe në organet e partisë, sidomos në kryesinë qëndrore”, tha Sela duke shtuar se kjo bëhet që sa më pak të lihet hapësirë për keqinterpretim.
Sela tha se Aleanca për Shqiptarët në qëndrimet se alternativa e vetme e vendit duhet të jetë BE-ja dhe se është kundër çdo lloj iniciative për zëvendësimin e së njëjtës.
“Unë edhe disa ditë më parë, para se të mbahej samiti në BE kam bërë apel tek subjektet politike dhe politikanët, që ta marrin me më tepër seriozitet propozimin francez sepse tani më nuk bëhet fjalë vetëm për pranimin ose jo të propozimit francez, bëhet fjalë për dilemën e madhe nëse do të vazhdojë Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së apo do të ndërpritet ky rrugëtim, ASh është në anën e vazhdimit të këtij rrugëtimi evropian, jemi në anën e moskrijimit të alternativave të tjera çfarëdo qofshin, qofshin të quajtura Ballkani i Hapur. Alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe asgjë tjetër hiç”, tha Sela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City