Çdokush që është në kërkim të një libri të shkurtër, por mjaft domethënës dhe ka nevojë për një drejtim të ri në jetë, duhet të lexojë këtë manual të shkëlqyer
Nënë e tre fëmijëve, afariste, përkthyese, këngëtare – Edona Llonçari, me origjinë nga Peja e me vendbanim në Bruksel të Belgjikës sapo ka nxjerrë në treg librin apo doracakun e saj të parë. Ajo këtë manual e titulloi “Partneri Ideal”.
Në këtë libër ajo ka përmbledhur disa këshilla, rekomandime për gjininë mashkullore në lidhje me mënyrën e trajtimit të partneres në mënyrë që të ketë më shumë harmoni, dashuri, mirëkuptim në qift.
Debati për partnerët, për natyrën e tyre, ka ngjallur interesin tonë në çdo kohë, diskutimi bëhet veçanërisht në kohët në të cilat jetojmë, kur çiftet, si kurrë më parë, përpiqen ta kuptojnë veten edhe kur vihen në dyshim rolet gjinore dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Kësisoj, shpesh i ndërlikojmë gjërat sepse biem në kontakt me barrën e së shkuarës dhe me idetë tona të “rrënjosura” se cili duhet të jetë partneri ideal.
Kjo është një temë me rëndësi praktike për autoren e librit, e cila premton të na japë informacione të dobishme që mund t’i zbatojmë drejtpërdrejt për veten tonë dhe për marrëdhëniet e ndërsjella që kemi, përcjell Telegrafi.
Ne kemi shumë ide të gabuara, të cilat i krijojmë nga eksperiencat e këqija që kalojmë, aty ku shkrihen ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes. Por, duke lexuar këtë manual, do të mësoni shumë gjëra të reja, do të përjetoni eksperiencën e autores dhe do të udhëtoni në mendimet e saj.
Edona me një gjuhë shumë të thjeshtë, na jep një mësim për jetën dhe marrëdhëniet pasiononte në detin e kohës kur çiftet mund të gjenden në një kurth romantik të pamundur. Ju do të ndryshoni, duke kapërcyer pragun e portës që ju lidh me veten dhe, fare në fund, xhelozia, ankthi, frika, pasiguria, urrejtja, zemërimi tashmë do të jenë pjesë e së shkuarës.
Me zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj karakteristik, autorja na bën t’u rezistojmë modeleve të pashëndetshme të mendimit dhe sjelljes në marrëdhëniet e dashurisë dhe të rizbulojmë kuptimin e dashurisë.
Plotësoni këtë libër me ndjenjat, kujtimet, vendet dhe ëndrrat që shënuan historinë tuaj të dashurisë dhe ai do të bëhet një thesar unik dhe autentik fjalësh, të cilit do t’i ktheheni gjithmonë me gëzim.
Të gjithë mund të përfitojnë nga ky libër, andaj Edona, ju fton ta lexoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova