LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Osmani: Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Pas takimit me homologun e saj Borut Pahour, në një konferencë për media, Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës.


“Sllovenia ka qenë mbështetëse e Kosovës dhe popullit të saj, për më shumë se 30 vite dhe vazhdon të jetë mbështetëse  në rrugën tonë euroatlantike. Sllovenia është një shembull se çfarë mund të arrijmë për progresin ekonomik dhe integrimin euroatlantik”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar se shteti slloven është edhe zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe për aplikimin tonë për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

Osmani falënderoj presidentin Pahor dhe për kontributin e tij të veçantë për Kosovën

Ajo shtoi se nga Sllovenia dëshirojnë të dërgojnë një mesazh se Kosova dhe Sllovenia qëndrojmë të bashkuar ndaj agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori