Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, nga Dhomat e Specializuara.
“Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.
Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kamerat nuk lejohen, megjithatë, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Youtube dhe të gjithë gazetarët do të marrin lidhjen në mënyrë që të kenë qasje të menjëhershme në video.
Në njoftim është bërë e ditur se fotografitë e takimit do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara, sipas kërkesës, pas takimit.
“Takimi do të mbahet në anglisht, me përkthim simultan në shqipe dhe serbishte. Në takim mund të merret pjesë fizikisht ose përmes platformës Zoom në internet. Edhe pjesëmarrësit që do ta ndjekin takimin përmes internetit do të kenë opsionin e përkthimit simultan si dhe mundësinë për të bërë pyetje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër