LAJMI I FUNDIT:

Bie interesimi për të blerë ari në Kosovë, shkas çmimet e larta

Bie interesimi për të blerë ari në Kosovë, shkas çmimet e larta

Janë bërë disa muaj që kosovarët po ballafaqohen me krizë të rritjes së çmimeve, e kjo ka prekur thuajse secilin sektor.

Edhe bizneset e ndryshme janë duke u ankuar për këtë situatë.

Por nga kjo krizë janë duke u ndikuar dhe bizneset të cilat si fushë të veprimtarisë se tyre e kanë arin. Kjo ka ndikuar që interesimi i qytetarëve të bie e të mos bëjnë blerë  të arit.


Shoqata e Artarëve të Kosovës, ka treguar se çmimet përcaktohen sipas bursës ndërkombëtare.

Kryetari i saj,  ka treguar  se interesimi për të blerë ari ka rënë dukshëm.

“Deri para një jave ka qenë 18% ngritje këtë javë ka rënie të çmimit. Qe pesë vite kemi  të drejtë importi dhe importojmë ari. Na kemi përpunues shumë të arit”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive.

Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive

E pikërisht përpunimi duket se kishte ndikuar që vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë të konfiskojë 450 kg ari pasi të njëjtit nuk kanë qenë të shënjuar sipas ligjit.

“Inspektorati i tregut ka inspektuar operatoret ekonomik/Argjendaritë. Inspektime janë realizuar në shumicën e Komunave të Kosovës. Me këtë rast 160 kg punime nga metalet e çmuara janë pllombuar nga Inspektorati i Tregut për shkak se të njëjta nuk kanë qenë të verifikuar dhe të shënjuar sipas ligjit për punimet nga metalet e çmuara. Si rezultat i inspektimeve edhe 290 kg punime nga metalet e çmuara janë dorëzuar në laboratorin e metaleve të çmuara për verifikim dhe vulosje”, ka njoftuar Lebibe Haliti – Ministria e Tregtisë.

Lebibe Haliti – Ministria e Tregtisë

Ndonëse nuk e  ka pohuar se ka dëgjuar raste të ngjashme, Kryetari i artarëve thotë se tregu i zi dëmton vetë bizneset.

“Ka qe e keqpërdorin dikush në shtëpi dhe e shet ma lirë. Është shumë lehtë me verifiku, lënda e parë ka lëvizje nga pandemia e deri tash”, ka theksuar Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive.

Çmimet për një byzylyk ose një varëse të thjeshtë ari sillen nga 50 e deri në 300 euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori