Për të treten herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”.
Maratona 5 kilometërshe filloi nga sheshi i kryeqytetit “Ibrahim Rugova”, dhe bashkoi qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me Autizëm. Ndërkohë, të gjitha mjetet e gjeneruar nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze.
Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi tha se qëllimi i aktivitetit është për t’i ndihmuar fëmijët me Autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional.
“E kemi bërë për t’i ndihmuar fëmijët me Autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë dhe do të vazhdojmë për më tepër. Mendoj se duhet të ketë edhe aktivitete të tjera në shenjë kontributi dhe sensibilizimi për shoqëritë e margjinalizuara”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se si ushtria do t’i përkrahin gjithmonë këto aktivitete, ndërsa ka shtuar se sa më shumë të ketë aktivitete të tilla, është më mire edhe për përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen.
“Ne i mbështesim këto aktivitete, sa më afër popullit aq është edhe ushtria për gjithë popullin…Ne jemi të interesuar me i mbështet gjithë këto aktivitet prej këndit ushtarak por edhe Ministrisë së Mbrojtjes…Me të vërtetë kanë nevojë gjithë kategoritë të kenë mbështetjet tona. Sa më shumë aktivitete sportive të kemi mbarë shtetin tonë, aq më mirë është, sepse edhe më përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen për të gjithë”, theksoi Mehaj.
Themeluesja e Qendrës së fëmijëve për Autizem, Shpresa Gjakli, pjesë e këtij aktiviteti është shprehur e lumtur për gjithë ata që i janë bashkangjitur aktivitetit të ditës së sotme.
“Procesi i ndihmës edhe qendrave kanë filluar para 12 vitesh. Me vjen mirë me pa se të gjithë po bashkëngjiteni për ndihmë të fëmijëve me Autizëm”, u shpreh Gjakli.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë kategori të shoqërisë.
“Edhe unë jap pjesën time modeste të kontributit, por pse jo të gjithë duhet…Ne duhet t’i inkurajomë ata që organizojnë, si rastin Burimit duhet t’i japim këtij përkrahje por edhe gjithë tjerëve në mënyre që t’i nxisim më shumë këto aktivitete, këtë sensibizlizm por edhe përkrahjen pse jo financiare për personat”, u shpreh Haradinaj.
Aktivisti Gjeladin Fazliu, tha se kjo kategori e shoqërisë me Autizëm ka nevojë më shumë për përkrahjen tonë, ndërsa ka shtuar se institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
“Është një organizim jashtëzakonisht i mirë, kur i shohim të gjitha strukturat e shoqërisë që po e përkrahin këtë kategori të veçantë të shoqërisë, siç janë personat me Autizëm. Në Kosovë ka rritje të Autizmit fatkeqësisht të këtyre kategorive… e cila ka nevojë për përkrahjen tonë… Këto nisma janë jashtëzakonisht të mira për shoqërinë por edhe për institucion, dhe besoj që institucionet i shohin këto nisma dhe besoj që kanë me bo më shumë për këtë kategori”, tha Fazliu.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe këngëtari kosovar, Mehdin Pergjegjaj. Ai tha për KosovaPress, se është ardhur nga Gjermania vetëm për ta përkrahur këtë aktivitet.
“Kam ardhë prej Gjermanie sot me përkrah (aktivitetin) për arsye se këta fëmije me Autizëm që është duke u bërë kjo punë për ta, d.m.th. është duke u shtuar numri i tyre, kështu që i nevojitet dikush që t’i mbështet. Ky është një aksion shumë i mirë që mua më ka bërë me qenë prezent sot këtu”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City