LAJMI I FUNDIT:

Lukarevska: Përpara kemi rrugë të vështirë për të bërë, por jemi të lumtur që tani njihet gjuha maqedonase

Lukarevska: Përpara kemi rrugë të vështirë për të bërë, por jemi të lumtur që tani njihet gjuha maqedonase

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska ka thënë se dinë të thonë “Jo” në raste kur nuk ka pëlqim për diçka dhe i kanë thënë, duke iu referuar kështu refuzimit të parë të propozimit francez.

Sipas saj, tani po vazhdojmë në rrugën më të vështirë, por me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas.

“Ne dimë të themi JO dhe e bëmë”. Vazhdojmë në rrugën më të vështirë, por tani me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas dhe me një diskutim të gjerë që do ta qartësojë tablonë deri në detajin e fundit si përgjigje për të gjitha spekulimet. E di që njerëzit që udhëheqin këtë proces janë përgjegjës dhe nuk do të lejojnë një zgjidhje që do të na ndajë. Këto janë ditë për vendime të vërteta. Të ardhmen tonë nuk duhet t’ia lëmë pasigurisë dhe t’ia lëmë kohës”, ka thënë Lukarevska.


Ndryshe, propozimi i modifikuar francez erdhi pas refuzimit të versionit të parë bullgar nga Maqedonia e Veriut, ku sipas autoriteteve vendase cënohei gjuha, identiteti dhe historia e Maqedonisë.

Me modifikimet e fundit disa gjëra janë ndryshuar dhe po shqyrtohen nga institucionet përkatëse të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori