LAJMI I FUNDIT:

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit mbahet në parkun e Gërmisë

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit mbahet në parkun e Gërmisë
Foto: Facebook

Festivali “Sunny Hill” bëhet e ditur se edhe këtë vit do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Kështu kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet rrjeteve sociale.


Ata thonë se për shkak të kufizimeve të hapësirës në Gërmi, festivali sivjet do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.

Foto: Facebook

Njoftimi i plotë i tyre (pa ndërhyrhje):

“Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme.

Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.

Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë tjera përkatëse, bashkë me Komunën e Prishtinës janë zotuar të ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e një edicioni të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022″. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Hatërmbetje me produksionin? - Vëllezërit Veshaj mungojnë në festën pas spektaklit

Hatërmbetje me produksionin? - Vëllezërit Veshaj mungojnë në festën pas spektaklit

Magazina
Liberta Spahiu shkëlqen në Instagram, shfaqet në formë tejet të mirë

Liberta Spahiu shkëlqen në Instagram, shfaqet në formë tejet të mirë

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Magazina
Kalo në kategori