LAJMI I FUNDIT:

Abazi për kërcënimet e Vuçiqit: Mund të jetë paralajmërim që në veri nuk do të paguhet rryma

Abazi për kërcënimet e Vuçiqit: Mund të jetë paralajmërim që në veri nuk do të paguhet rryma

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në interpretimin e tij për kërcënimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime, ka thënë se gjuha e Vuçqit është paralajmërim se serbët në veri të Kosovës mund të mos e paguajnë rrymën, edhe pse për këtë çështje është arritur një marrëveshje në Bruksel.

“Është paralajmërim që serbët nuk do ta paguajnë rrymën, duhet të ketë nevojë për zbatim të ligjit, kur vjen puna ta paguajnë rrymën, se ka 20 vjet që nuk paguajnë, është lidhë marrëveshja, kur qytetarët nuk binden, është mekanizmi zbatues. Ka me pas detyrim për me u zbatu marrëveshja, këto janë lojëra të Vuçiqit, që mund të përdoren si trysni për dialog”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Sipas Abazit, reciprociteti është forma e vetme që Serbia të lëvizë në drejtim të duhur. Kurse për gjuhën kërcënuese të presidentit serb, ka thënë se është imitim i presidentit rus Vladimir Putin.


Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim
Lexo po ashtu Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

“Gjuha e njëjtë që ka përdor putin për kinse mbrojtjen e rusëve dhe denazfikimin e Ukrainës, dhe kjo është arsyeja që duhet të sulmohet, është gjuha e njëjtë që po e përdor Vuçiq, këtë nuk e bën për me fshehë ndonjë tentim që krye më vete të nis një luftë, por ta largojë presionin që është në publik, për t’i vendosur sanksione Rusisë, dhe thotë që kemi probleme me Kosovën”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se vendimi për reciprocitet nuk është strategji e Kosovës, por është një hap që duhej marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga shteti serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka komentuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve dhe aplikimin e reciprocitetit lidhur me letërnjoftimet për qyetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk janë kurrë të gatshëm për dialog përmbajtësor, por kanë mbështetjen e fuqive perëndimore, bëhet fjalë për marrjen e dy vendimeve në institucionet e tyre, njëra është shkurtimi i të drejtës për të hyrë në Kosovë me letërnjoftime… Vendimi tjetër me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët”, tha Vuçiq, para gazetarëve, transmeton Telegrafi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori