LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha pozon me flamurin shumëngjyrësh, jep mbështetje për komunitetin LGBTI+

Bebe Rexha pozon me flamurin shumëngjyrësh, jep mbështetje për komunitetin LGBTI+
Foto: Bebe Rexha/TikTok

Muaji qershor njihet si “muaji i krenarisë” në të gjithë globin, dedikuar anëtarëve të komunitetit LGBTI+.

Në vende të ndryshme, përgjatë datave të ndryshme të këtij muaji, organizohen manifestime dhe parada në mbështetje të këtij komuniteti.


Duket se një nismë të tillë e përkrah edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Kjo pasi ajo në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, është shfaqur me flamurin shumëngjyrësh në dorë, duke iu uruar kështu të gjithë anëtarëve të komunitetit LGBTI+ muajin e krenarisë.

@beberexha Happy pride everyone!! Im proud to be a part of @jblaudio ‘s work in remastering our queer audio history! Check out their account to find audio that speaks to you 🌈  #pride2022 #SoundsOfPride ♬ original sound – BebeRexha

“Urime krenarinë të gjithëve”, shkroi ndër të tjerash 32-vjeçarja në TikTok.

Bebe Rexha merr vëmendjen me gjoksin atraktiv në pozat provokuese nga pishina
Lexo po ashtu Bebe Rexha merr vëmendjen me gjoksin atraktiv në pozat provokuese nga pishina

Bebe Rexha përndryshe këtë vit nuk ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, teksa ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë të saktë për fansat se kur mund të presin diçka të re nga ajo. /Telegrafi/