Dështon votimi i ligjit që do t’ua shtynte pensionimin gjykatësve në Maqedoni
Dështon votimi i ndryshimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, përmes të cilit dhjetëra gjykatësve e disa prokurorëve do t’u prolongohej pensionimi.
Kjo për shkak se sot është afati i fundit që ky ligj të votohet në seancë plenare, por koha nuk mjafton për shkak se me shumë gjasa deri në mesnatë do të zgjasë seanca për interpelancën e ngritur nga OBRM-PDUKM-ja ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, konfirmoi për “TV21”, se sot nuk do të ketë hapësirë për seancën sepse gjithë ditën do të zgjasë interpelanca.
“Ditë më parë, me shkulje të kabllove, me shkatërrim të pajisjeve, me grisje të letrave, me zvarritje të kohës në komisione, e dje me replika ndërmjet veti, sollën situatë që ligji të dështojë ta arrijë datën në të cilën duhet të sillet. OBRM-PDUKM ndoshta arriti ta zvarrisë drejtësinë, por nuk do të mund që edhe ta pengojë”, tha Mitrevski.
Gjatë ditës, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i pyetur pse deputetët e partisë së tij i kundërshtojnë ndryshimet e këtij ligji, tha se përmes ndryshimeve pushteti ka për qëllim që t’ua zgjasë marrëdhënien e punës gjykatësve dhe prokurorëve të dëgjueshëm të LSDM-së dhe BDI-së.
Përndryshe, gjatë ditës Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski tregoi se është e dukshme se punët po shkojnë drejt mosvotimit të ndryshimeve ligjore.
“Bëhet fjalë për punë serioze e cila do të ketë implikime serioze, sepse shkuarja në pension e gjykatësve dhe prokurorëve publik do të thotë se numër i madh i procedurave do të duhet të nisin që nga fillimi. Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë për një a dy procedura. Kur ndryshohet gjykatësi procesi nis që nga fillimi”, tha Tupançevski duke paralajmëruas se rikthimi nga fillimi i disa lëndëve, nënkupton edhe vjetërsim të disa lëndëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake